×
  • Lajme
  • Analiza

    INTERVISTË | Shkëlzen Maliqi: Kryeministri për dialogun të koordinohet me partnerët, gjithçka ndryshe do të shkonte në favor të Serbisë

    Insajderi
    27 August 2022 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kryeministri Albin Kurti do të duhej të tregonte kujdes që mos të bllokojë procesin duke mos u koordinuar me partnerët tanë, sepse kjo do të shkonte në favor të Serbisë”.

    Kështu ka thënë analisti kosovar, Shkëlzen Maliqi, në një intervistë për Gazetën Insajderi, ku i ka komentuar takimet e fundit që emisari amerikan dhe ai europian i kanë pasur me krerët e shtetit të Kosovës, dhe atij të Serbisë.

    “Dy emisarët po përpiqen që të gjejnë zgjidhje për momentin e krizës së përsëritur më 1 shtator, që të mos ndodh ekskalimi. Për dallim nga 1 gushti kësaj here kemi mobilizim të plotë të ndërkombëtareve”, ka thënë Maliqi për Gazetën Insajderi.

    “KFOR-i, që është forcë e NATO-s ka paralajmëruar serbët në Veri se nuk do të lejojnë vendosjet e barrikadave, kurse emisarët Lajçak dhe Escobar kanë bërë presion te Kurti e tanii edhe te Vuçiqi që të gjejnë një zgjidhje simetrike rreth targave dhe dokumenteve për kalimin e kufirit”, shtoi tutje Maliqi.

    Ai ka treguar se nëse nuk ka marrëveshje, Gabriel Escobar dhe Miroslac Lajçak “do te kërkojnë me gjasë edhe një afat që masat e paralajmëruara të shtyhen edhe për ca kohë, me gjasa deri në fund të vitit, në mënyrë që të vazhdojnë negociatat për marrëveshjen përfundimtare”.

    Maliqi ka thënë edhe se “kryeministri për dialogun të koordinohet me partnerët tanë, gjithçka ndryshe do të shkonte në favor të Serbisë“.

    Shkëlzen Maliqi

    Intervista e plotë e Gazetës Insajderi me Shkëlzen Maliqin, njohësin e mirë të politikës në Ballkan:

    Gazeta Insajderi: Si i vlerësoni takimet e fundit të emisarit amerikan Escobar, dhe atij të BE-së, Lajçak me krerët e shtetit?

    Shkëlzen Maliqi: Dy emisarët po përpiqen që të gjejnë zgjidhje për momentin e krizës së përsëritur më 1 shtator, që të mos ndodh ekskalimi. Për dallim nga 1 gushti kësaj here kemi mobilizim të plotë të ndërkombëtareve. KFOR-i, që është forcë e NATO-s ka paralajmëruar serbët në Veri se nuk do të lejojnë vendosjet e barrikadave, kurse emisarët Lajçak dhe Escobar kanë bërë presion te Kurti e tani edhe te Vuçiqi që të gjejnë një zgjidhje simetrike rreth targave dhe dokumenteve për kalimin e kufirit. Dhe, nëse nuk ka marrëveshje do te kërkojnë me gjasë edhe një afat që masat e paralajmëruara të shtyhen edhe për ca kohë, me gjasa deri në fund të vitit, në mënyrë që të vazhdojnë negociatat për marrëveshjen përfundimtare.

    Gazeta Insajderi: Çfarë mendoni se do ta arrihet pas këtyre takimeve?

    Shkëlzen Maliqi: Nëse emisarët arrijnë zbutjen e qëndrimeve rreth masave të 1 shtatorit ose, çka më duket më e mundshme, shtyhet sërish zbatimi i tyre dhe gjatë asaj kohe mbahen negociatat intensive për marrëveshjen finale, kjo do ta lehtësonte edhe çështjen e lëvizjes së lirë dhe të targave ilegale që përdoren në veri të Kosovës.

    znj. Osmani-Sadriu në takim me z. Escobar dhe z. Lajçak | Foto: Vjosa Osmani-Sadriu, Facebook
    z. Kurti në takim znj. Osmani-Sadriu në takim me z. Escobar dhe z. Lajçak | Foto: Zyra e Kryeministrit

    Gazeta Insajderi: z. Escobar dhe z. Lajçak i takuan edhe krerët e opozitës. A mendoni se këta të fundit do të pajtohen me vendimin e Kurtit – çfarëdo qoftë ai për targat dhe dokumentet e hyrje-daljeve?

    Shkëlzen Maliqi: Opozita po zotohet prej kohësh se do të jetë konstruktive rreth negociatave  me Serbinë jo vetëm për targat dhe procedurat kufitare por edhe për marrëveshjen e madhe. Kuptohet, nuk do të pajtohet me çfarëdo marrëveshje dhe kompromiset eventuale të dëmshme që do të mund të rrezikonin funksionalitetin e shtetit tonë.

    Takimi i z. Escobar me opozitën | Foto: Ramush Haradinaj, Facebook

    Gazeta Insajderi: z. Maliqi, z. Escobar dhe z. Lajçak i takuan edhe liderët e serbëve të veriut. Cili mendoni se do të jetë reagimi i tyre nëse reciprocitet fillon me 1 shtator, ashtu siç ka paralajmëruar Qeveria?

    Shkëlzen Maliqi: Reagimi i serbëve në veri të Kosovës varet nga qëndrimi i Beogradit, ata gjithnjë veprojnë ashtu siç u thotë Vuçiqi.

    z. Escobar dhe z. Lajçak gjaë takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri | Foto: Miroslav Lajçak, Twitter

    Gazeta Insajderi: Pas Kosovës dyshja udhëtuan për në Beograd, ku takuan presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Cili mendoni se do të jetë rezultatit i këtij takimi? A mendoni se Vuçiq, do të jetë i dëgjueshëm ndaj kërkesave të amerikanëve dhe evropianëve?

    Shkëlzen Maliqi: Pas bisedave të para Vuçiqi ka dal i pakënaqur dhe është ankuar se ndaj tij po ushtrohet presion i madh. Është shprehur se asesi  nuk do t’i nënshtrohet presioneve. Por, besoj se, si zakonisht, në fund të ditës, ai do të bindet. Qëndrimi i ashpër refuzues dhe akuzat ndaj Perëndimit janë më shumë për konsum të brendshëm. Në çdo negociatë qëndrimet fillestare radikale ose të ashpra kanë edhe funksionin e ngritjes së pazarit, për të kërkuar dhe siguruar koncesionet nga pala tjetër si dhe garancionet shtesë nga BE-ja dhe SHBA-ja, e ato pastaj synohen të bëhen pjesë e marrëveshjes finale… Edhe kryeministri Kurti përdor këtë taktikë, por do të duhej të tregonte kujdes që mos të bllokojë procesin duke mos u koordinuar me partnerët tanë, sepse kjo do të shkonte në favor të Serbisë, ata duan që dialogu dhe negociatat të dështojnë dhe çështja e Kosovës të mbetet sa më gjatë e hapur.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark