Ish-sekretari i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Behar Isma, në Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë fajtor ish-ministrin Enver Hoxhaj për punësimet e disa diplomatëve në vitin 2011.
Sipas tij, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka konstatuar se ata nuk janë pranuar në bazë të ligjit për shërbimet e jashtme dhe ligjit për shërbimin civil.
Këto deklarata të ish-sekretarit të MPJD-së i kanë përplasur deputetët e pozitës me atë të PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Musliu Shoshi ka thënë se ish-sekretari nuk duhet të jep konstatime në lidhje me këtë rast, pasi sipas saj, kjo çështje është në gjykatë.
“Rasti është në gjykatë për të cilën ti nuk ke kompetencë, rasti është në gjykata, gjykata jep verdiktin final. Nuk je personi kompetentë me jep konkluza të tilla me i shku ministra që kanë qenë”, ka thënë ajo.