Është intervistuar një dëshmitar zjarrvënie në njërën nga shtëpitë e ndërtuara në lagjen “Kroi Vitakut” në Mitrovicë të Veriut.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e pjesës veriore, Veton Elshani, i cili tha se pas intervistimit, dëshmitari është liruar.
“Është intervistuar si dëshmitar dhe pas intervistimit është liruar”, ka thënë Elshani.