Takimi mes sopranos së njohur shqiptare Inva Mula me ish-kryeministrin Aleksandar Vuçiq i cili pritet të jetë edhe më tej kryeministër i Serbisë, ka bërë bujë në mediat serbe.
Në një raport të gjatë të gazetës “Danas”, thuhet se pas takimit, sopranoja shqiptare citohet të ketë thënë se ishte e tensionuar para takimit me Vuçiqin, por ka shkuar gjithçka mirë.
“Vuçiq që nga momenti i parë ishte shumë miqësor, i hapur dhe plot energji, kështu që unë u ndjeva si në shtëpi”,citohet të ketë thënë Mula, raporton Insajderi.
Flamuri kombëtar i prodhuar në Kinë ishte përdorur në takimin e Inva Mulës me Vuçiqin.
Ndërsa mandatari për krijimin e Qeverisë, Vuçiq, citohet të ketë thënë se është ndjerë krenar “që ka takuar një artiste kaq të madhe” dhe se e ka falënderuar Mulën që ka theluar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë./Insajderi.com