Investime në Kosovë e Shqipëri- Biznesmeni i njohur kosovar takon vëllain e Berlusconit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Investime në Kosovë e Shqipëri- Biznesmeni i njohur kosovar takon vëllain e Berlusconit

    Insajderi
    28 April 2025 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni i njohur i sektorit të ndërtimit, Driton Gërbeshi, CEO i “Albanica Homes”, ka takuar në Milan, biznesmenin Paolo Berlusconi.

    Biznesmeni italian është vëllai i ish-kryeministrit të ndjerë të Italisë, Silvio Berlusconi.

    “Takimi ka pasur për qëllim diskutimin për investime të përbashkët në Kosovë dhe në Shqipërisë, konkretisht në bregdetin shqiptar”, ka thënë Gërbeshi.

    “Me mikun tim, Paolo Berlusconi, vëllain e Silvio Berlusconit, diskutuam mbi mundësi të reja bashkëpunimi dhe projekte me vizion për të ardhmen”, ka shtuar biznesmeni kosovar.

    Bashkë me Gërbeshin në këtë takim ishte edhe afaristi Besnik Ferizi.

    Projekti gjigant i banesave i ideuar nga biznesmeni Driton Gërbeshi

    Driton Gërbeshi, është CEO i “Albanica Homes” që njihet si lider i ndërtimit në vend.

    Kur bëhet fjalë për inovacionin në ndërtim dhe krijimin e një mjedisi të veçantë të banimit, Albanica Homes është emri që dallohet në horizontin e Kosovës dhe regjionit të gjerë.

    Ndërtuar dhe menaxhuar nga Mabatex Group, Albanica Homes përfaqëson një prej sukseseve më të mëdha të kësaj kompanie në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pronave, dhe është një shembull shkëlqyeshëm i angazhimit të tyre ndaj inovacionit dhe cilësisë së lartë.

    Me një sipërfaqe prej 2 milion metrash katrorë, Albanica Homes ka krijuar një histori të suksesshme me projekte të mahnitshme, që janë ndërtuar me pasion dhe dedikim.

    Albanica Residence – Prishtina e Re në Veternik është një prej projekteve të tyre të njohura. Me një sipërfaqe fillestare prej 170,000 metrash katrorë, kjo qendër banimi është një perlë e arkitekturës moderne. Ajo ofron jo vetëm komoditetin e banimit, por edhe një stil jetese të lartë, të përshtatur për nevojat e banorëve të saj.

    Në qytetin e Prizrenit, dy projekte të tjera të Albanica Homes po krijojnë një mundësi të re të jetesës. Albanica Residence në Prizren me një sipërfaqe prej më shumë se 156,000 metrash katrorë, është një projekt i jashtëzakonshëm i zhvillimit të pronave në qytetin e bukur të Prizrenit. Po ashtu, lagja Dardania është në pritje të një standardi të ri të jetesës me projektin e tyre të quajtur Albanica Residence – Prizren. Ky projekt do të jetë një model i ri për jetën moderne dhe komunitetin bashkëkohor.

    Në krah të këtyre projekteve të qytetit, Albanica Village Bërnica është një projekt i dizajnuar për të përmirësuar çdo aspekt të jetës. Me një sipërfaqe prej afro 1,000,000 metrash katrorë, ky projekt përfshin shumë hapësira të hapura, zonat e rekreacionit, dhe infrastrukturën më të fundit për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për familjet dhe të rinjtë.

    Në lindjen e Prishtinës së Re, Albanica Hill shtrihet mbi 112,000 metra katrorë dhe është një tjetër demonstrim i Albanica Homes për të krijuar një ambient të shkëlqyer të banimit. Kjo zonë ofron paqe dhe qetësi larg zhurmës së qytetit, duke e bërë atë një vend ideal për të jetuar.

    Në brigjet e Jonit, në Palasë, ndërtohet Albanica Green Coast III, një resort buzë bregut të detit. Me një sipërfaqe prej më shumë se 60,000 metrash katrorë, kjo destinacion do të ofroj pamje të mahnitshme dhe një përvojë të pazëvendësueshme për pushuesit që duan të shijojnë bukurinë e natyrës dhe detit.

    Por më tej, në bregun e detit Adriatik në Ulqin, Albanica Homes me projektin e tyre të veçantë do krijojë diçka që rrallë herë është parë. Resorti do të ofroj një përvojë të paparë deri me sot për vizitorët që dëshirojnë të shijojnë detin dhe natyrën në këtë qytet bregdetar.

    Albanica Homes një promovues i një stili të jetesës të veçantë dhe inovator. Me projekte të tilla të mëdha dhe inovative, Albanica Homes po bën përmirësimin e banimit dhe po ndërton ëndrrat e banorëve të saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark