Banorët e fshatit Mirovc të Podujevës sot kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelorë të Prishtinë ndaj tre zyrtarëve të komunës së Podujevës, për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së riciklimit të mbeturinave.
Ky kallëzim penal është bërë ndaj drejtorit të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Leutrim Krasniqit, ixhinieri/zyrtarit Fatmir Latifi dhe inxhinierti Ismet Kadriu.
Sipas kallëzimit penal të siguruar nga Gazeta Insajderi, që të tre këta zyrtarë sipas banorëve të fshatit Mirovc dyshohet se me dashje dhe dije duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare kanë vepruar në kundështimin duke kanë shkelur në mënyrë flagrante Ligjet në fuqi.
“… që e rregullojnë fushëveprimtarinë e drejtorisë dhe atë duke filluar nga Kushtetuta e Kosovës, përkatësisht Neni 52 |Përgjegjesia ndaj mjedisit| dhe Planin Zhvillimore të komunal 2016-2025 për komunën e Podujevës, Ligjin për Ndërtim, Ligji për Kontrollimin dhe Mbikëkqyrjen e Kufirit Shtetëror, Ligjin per Token Bujqësore, Ligjin për vetëqeverisje Lokale”, thuhet në këtë kallëzim që e ka siguruar Insajderi.
Në këtë kallëzim penal banorët kanë kërkuar nga Prokuroria që të hetohen penalisht ish-drejtori i Urbanizmit, Hamdi Jahës dhe personat e tjerët të përfshirë në këtë rast.
“Në këtë Kallëzim Penal arrijmë në konkluzion që të njëjtit ( në bashkëpunim edhe me persona tjerë si z.Hamdi Jaha ish drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban Mbrjtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës dhe zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Bekim Zejnullahu të cilët kanë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 338 dhe 414 te Kodit Penal te Republikës se Kosovës, si dhe Ligjeve të cekura më lart”, thuhet me tej në këtë Kallëzim Penal.
Kallëzimit penal i kanë bashkangjitur edhe peticionin me nënshkrimet e rreth 240 banorëve të tre fshatrave të cilët e kanë kundërshtuar ashpër ndërtimin e kësaj fabrike.
Banorët e këtij fshati dhe fshatrave përreth më 24 mars ka dorëzuar peticion në komunën e Podujevës.
Ata pretendojnë se ndërtimi i kësaj fabrike rrezikon jetën dhe pronat e tyre.
Banorët kanë kërkuar informacione dhe qasje në dokumentet publike, por nuk u janë dhënë nga komuna.
“Nga komuna nuk kemi pasur informacionin e kërkuar për qasje në dokumentet publike, Jemi të vendosur që të dërgojmë para drejtësisë cdo zyrtar që mendon se mund të abuzojë me ligjin dhe
pushtetin pa u ndëshkuar”, thonë banorët për Insajderin.
Gazeta Insajderi ka raportuar se investim i 55 milionësh nga investitori gjerman për ndërtimin e kësaj fabrike e që garantonte punësimin e 300 llapjanëve ishte refuzuar disa herë nga qeverisja e Shpejtim Bulliqit.
Kushtet e ndërtimit të kësaj fabrikë janë lëshuar në pronën e Hamdi Jahës, ish-drejtorit të Agim Veliut.
Saktësisht Komuna e Podujevës më 3 mars, të këtij viti kishte lëshuar një vendim zyrtarë duke ia ka lëshuar kushtet ndërtimore kompanisë gjermane për ndërtimi e kësaj fabrike.
Ani pse një gjë e tillë ishte kundër Planit zhvillimorë të saj. Siç edhe kishte deklaruar publikisht komuna vitin e kaluar.
“Sipas Planit Zhvillimor Komunal kjo zonë është jashtë zonë së ndërtimit ku me çdo kusht duhet të ruhet nga ndërtimi dhe parashihet ruajtja e tokë”.
Kjo fabrikë ka për qëllim trajtimin e mbeturinave për prodhimin e energjisë elektrike, me etazhitet P+2, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal./GazetaInsajderi/