Afër parkut te qytetit në Gjakovë pritet të ndërtohet qendra më e madhe tregtare në Regjionin e Dukagjinit me investim mbi 20milion euro.
Gjakovë, – Së shpejti në qytetin e Gjakovës do të fillojnë punimet për një nga projektet më ambicioze dhe të rëndësishme ekonomike në rajon. Hapja e një qendre tregtare të tipit të mbyllur, së bashku me një hotel modern si dhe mbi 600 parkingje nëntokësore, pritet të sjellë një transformim të thellë ekonomik dhe social ne ketë qytet dhe regjionin e saj. Ky projekt i madh do të kthejë Gjakovën në një qendër të rëndësishme tregtare dhe turistike, ndërtimi i kësaj qendre pritet ti tërheq brendet më të njohura botërore dhe duke sjellë risitë më të fundit në shërbime dhe produkte ne ketë qytet te cilit i ka munguar një e tille. Investimi i tillë pritet të sjellë një valë të re të zhvillimit urban dhe ekonomik, duke e bërë Gjakovën një destinacion të preferuar për blerje, argëtim dhe turizëm.
Përfitimet Kryesore të ketij investimi të partneritetit publiko privat pritet të jenë:
Parcella në të cilën pritet të bëhet ky investim 20 milion euro është afër stadionit të qytetit të Gjakovës dhe në afërsi të parkut të madh te qytetit, ku do të ketë lehtësira për Tifozët e Futbollit si dhe sportistet. Ky investim ne ketë partneritet publiko privat do të ofroj parking falas për tifozët që do të përmirësojë përvojën e tifozëve dhe do të inkurajojë pjesëmarrjen në aktivitetet sportive per te gjithë te rinjet e qytetit te Gjakovës dhe regjion.
Krijimi i deri ne 1000 Vendeve të Reja Pune Një nga përfitimet më të mëdha të këtij projekti është krijimi i deri në 1000 vendeve të reja të punës në pozicione të ndryshme, përfshirë menaxhimin, shitjet, sigurimin, mirëmbajtjen dhe shërbimet hoteliere. Ky punësim do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e papunësisë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Gjakovës.
Rritja e Kapaciteteve të Akomodimit për Turistët Qyteti i Gjakovës, që do të jetë një nga qytetet pritëse për Lojërat Olimpike Mesdhetare në vitin 2030, ka një nevojë të madhe për shtretër dhe akomodnimin për turistët. Hapja e hotelit brenda qendrës tregtare do të rrisë kapacitetet e akomodimit dhe do të ofrojë kushte të mira për turistët, duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit lokal.
Parking Nëntokësor për Automjete dhe Parking për Autobusa Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij investimi është ndërtimi i një parkingu nëntokësor me kapacitet për 600-700 automjete dhe parking për 10 autobusë. Kjo infrastrukturë do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të parkimit në qytet, duke përmirësuar trafikun dhe ofruar lehtësi për qytetarët dhe vizitorët.
Shmangia e Humbjeve Ekonomike dhe Potenciali Ekonomik i Rajonit
Rajoni i Gjakovës dhe pjesa veriore e Shqipërisë kanë një popullsi të konsiderueshme që përbën një treg të madh për qendrën tregtare. Në total, ky rajon përfshin rreth 270,000 banorë, duke ofruar një bazë të fuqishme klientësh dhe vizitorësh. Aktualisht, rreth 35% e banorëve të Gjakovës kryejnë blerjet e tyre jashtë qytetit. Me hapjen e qendrës tregtare, banorët do të mund të kryejnë blerjet brenda qytetit, duke mbajtur paratë brenda komunitetit dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal. Pozita gjeografike e favorshme e Gjakovës dhe popullsia e madhe e rajonit përreth ofrojnë një treg të gjerë për qendrën tregtare. Vizitorët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet e shumta që ofron ky investim, duke kontribuar në rritjen e të ardhurave për qytetin.
Nisja e punimeve për hapjen e Qendrës Tregtare, Hotelit dhe Parkingut Nëntokësor në Gjakovë shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social të qytetit. Ky projekt do të krijojë vende të reja pune, do të përmirësojë infrastrukturën, do të zhvillojë turizmin dhe do të rrisë mirëqenien e banorëve. Qendra tregtare do të jetë një burim i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik për Gjakovën dhe rajonin përreth, duke e shndërruar atë në një destinacion të rëndësishëm tregtar dhe turistik.