×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Investimi i shkuar huq për monumentet kulturore në Prizren

    Insajderi
    05 February 2016 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata Ec Ma Ndryshe ka publikuar sot një raport ku konstatohet se investimet prej  miliona eurove për restaurimin e objekteve kulturore në Prizren janë duke shkuar huq deri sa këto vazhdojnë të mbesin të mbyllura për vizitorët dhe rrjedhimisht duke mos gjeneruar asnjë të hyrë financiare.

    Ec Ma Ndryshe ka sqaruar se një numër monumentesh kanë qëndruar të mbyllura prej 300 deri 350 muaj.

    “Milionat e buxhetit të Kosovës dhe donatorëve ndërkombëtar për restuarime kanë prodhuar monumente të mbyllura, të cilat nuk po e ndalin trendin e degradimit të trashëgimisë kulturore të qytetit, thuhet në raportin e titulluar “Milionat e Shpenzuara për Monumentet e Mbyllura”.

    Ec Ma Ndryshe në raport ka shtuar se përvojat ndërkombëtare kanë treguar se vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore mund të shndërrohen në shtytës për zhvillimin ekonomik lokal, mundësi që sipas tyre është duke u lëshuar në Kosovë.

    Kjo organizatë ka përmendur këto monumente që sipas tyre janë të mbyllura për publikun: Hamami i Gazi Mehmed Pashës, Hidroelektrana – Muzeu i Elektroekonomisë Kisha Sinodale e Shën Gjergjit Kisha e Shën Premtes, Muzeu i Nënë Terezës Ndërtesa e Kuvendit të vjetër – Beledije Selamllëku i Shani Efendiut Shtëpia e Musa Shehzades Shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut./Inasjderi,com

     

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark