×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Investitorët e VW-së kërkojnë miliona euro nga kompania

    Insajderi
    21 June 2016 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e automobilave, Volkswagen, po përballet me një kërkesë multi-miliardëshe ligjore nga investitorët e saj, të cilët kanë humbur shuma të mëdha parash kur aksionet e kompanisë u rrëzuan për shkak të “mashtrimit të qëllimshëm”  të VW-së mbi skandalin e emetimeve.

    Kompania avokatore ‘Quinn Emanuel’ ka ngritur e para një numër të kërkesave kundër prodhuesit gjerman të makinave në emër të aksionarëve, të cilët ata thonë se kanë humbur “qindra milionë euro”, pas pranimit nga ana e VW-së se ajo ka mashtruar me sistemin e emetimit të gazrave, njofton Insajderi.

    wi

    Një veprim paditës ndaj VW-së e kanë nisur edhe aksionarët e tjerë, menaxherët global të aseteve dhe investitorët e pensioneve, të cilët gjithashtu e pësuan keq pas dështimit të Kompanisë me pajisjen e emetimit të gazrave.

    Më shumë se 11 milionë automjete në mbarë botën ishin të ndërtuara me “pajisje të dështuara” për emetimin e gazrave. Ky dështim shkaktoi edhe tronditje financiare, duke i humbur miliona euro kompanisë në treg. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark