Investitorët kanadezë të interesuar të investojnë në minierat e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Investitorët kanadezë të interesuar të investojnë në minierat e Kosovës

    Insajderi
    26 May 2016 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim ambasadorin kanadez, Daniel Maksymiuk, së bashku me disa investitorë të cilët kanë shprehur dëshirën të investojnë në fushën e mjedisit dhe minierave.

    Siç njoftohet përmes nj komunikate për media, ministri Agani e njoftoi delegacionin nga Kanada me projektet të cilat MMPH-ja i ka realizuar dhe vazhdon t’i realizojë, duke ftuar investitorët nga ky shtet që të investojnë në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e mjedisit.

    “Ministri Agani, deklaroi se ministria që ai drejton, por edhe Qeveria e Kosovës në përgjithësi, janë duke punuar në vazhdimësi që të krijojnë një klimë të favorshme për investitorët e huaj”, thuhet në komunikatë.

    Në anën tjetër, Ambasadori i Kanadasë, Daniel Maksymiuk, e falenderoi ministrin Agani për pritjen, duke e siguruar që shteti nga ai vjen do të vazhdojë të përkrahë këtë ministri në fushën e mjedisit.

    Ai tha se investitorët kanadez kanë shprehur interesimin të investojnë në fushën e mjedisit me theks të veçantë në miniera./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark