Inxhiniere e ardhshme në IT, Xhafer Tahiri prezanton prurjen e re në LDK – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Inxhiniere e ardhshme në IT, Xhafer Tahiri prezanton prurjen e re në LDK

    Insajderi
    16 January 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së LDK’së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare me numrin 25, ka prezantuar Erletë Parduzin si prurjen e re të LDK’së.

    Tahiri ka prezantuar një profil të Parduzit, për të cilën ka thënë se do të jetë inxhiniere e ardhshme në shkenca kompjuterike dhe IT, në vitin e tretë.

    “Erleta me 9 shkurt voton për herë të parë dhe ka vendosur të votoj LDK-në. Jam i nderuar dhe krenar që Erleta i besoi votën e parë LDK-së e Kryeministrit Lumir Abdixhiku dhe ju bashkua ekipit tim!”, ka thënë Tahiri.

    “Puna jonë po inspiron të rinjtë, programi ynë ka puls I shpjegova  Erletës planin e LDK-së për parkun teknologjik dhe qendrën kombëtare të intelegjencës artificiale, ku 70 mijë të rinjë do të punojnë në gjithë botën por do të jetojnë në Kosovën tonë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark