Ipekshvia lutet për viktimat e Stambollit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ipekshvia lutet për viktimat e Stambollit

    Insajderi
    03 July 2016 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ipeshkvia e Kosovës në shenjë solidarizimi me popullit turk, për të rënët në tragjedinë e Aeroportit të Stambollit dhe për paqe në botë, sot do të mbajë meshë në të gjitha kishat e saj.

    Ipeshkvia në deklaratën e saj, të lëshuar ditë më parë ka theksuar se kjo shëmti e njerëzve të tillë në Aeroportin e Stambollit, ka tronditur botën e qytetëruar dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë.

    “Ipeshkvia e Kosovës solidarizohet me dhimbjen e popullit turk, është e bashkuar në lutje për viktimat e kësaj të keqeje dhe për familjarët e tyre, që Zoti t’iu jep të gjithëve forcë dhe ngushëllim. Lusim Zotin që kjo e keqe kundër njeriut dhe popujve, me përmasa ndërkombëtare, të ndalet sa më shpejt, duke i kthyer zemrat e njerëzve që të kuptojnë se e ardhmja e njerëzimit nuk ndërtohet me dhunë e vrasje, por në vëllazëri, në paqe, në dashuri dhe me respekt ndaj tjetrit vëlla dhe motër. Për shpirtin e të ndjerëve të rënë në këtë tragjedi dhe për paqe në botë, Ipeshkvia e Kosovës do të kremtojë meshë në të gjitha kishat e saj”, thuhet në këtë deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark