Ipeshkvi Gjergji uron për Fitër Bajram: Ne të gjithë jemi vëllezër, duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ipeshkvi Gjergji uron për Fitër Bajram: Ne të gjithë jemi vëllezër, duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë

    Insajderi
    30 March 2025 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkësia Islame e Kosovës me rastin e Fitër Bajramit organizon pritje në selinë e kësaj bashkësie.

    Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji vizitoi Bashkësinë Islame, duke e  uruar myftiun Naim Tërnava me rastin e Fitër Bajramit.

    Ipeshkvi Gjergji theksoi rëndësinë e sakrificës dhe dashurisë për Zotin, duke vlerësuar përkushtimin e besimtarëve gjatë Ramazanit.

    “Kam nderin që jam këtu për të uruar festën e Bajramit. Urime, sidomos për ata që kanë agjëruar. Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë së Zotit është për t’u vlerësuar dhe Zoti sigurisht që e vlerëson. Ne të gjithë jemi vëllezër dhe të gjithë duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark