Të gjithë me shumë gjasa jemi mësuar të paguajmë çmime të larta për një iPhone të ri me kalimin e viteve, por e keni menduar të shpenzoni një shumë me pesë shifra për një të vjetër?
15 vite pasi u lançua me çmimin fillestar 449 dollarë, një version i pahapur i celularit të Apple, i njohur jozyrtarisht si iPhone 1 ose iPhone 2g, është shitur në ankand për plot 39, 339 dollarë.
Kutia e mbyllur nga fabrika mban një pajisje me rreth 8 gigabyte (iPhone 14 fillon me 128 GB), një kamera me dy megapixel dhe një palë kufje.
Në paketim ndodhet fotoja e celularit, dhe e ekranit të tij të vjetër me aplikacione tashmë të zhdukura si iPod për muzikë dhe Youtube të integruara bashkë.
Shumë programe kryesore të një ekrani bazë modern të smarfonit nuk duken, si përshembull Instagram dhe Tik Tok.
Ideja e një telefoni celular me formën dhe funksionalitetin e një IPod, ishte një formulë fituese për Apple, pasi u bë produkti më i suksesshëm i gjigandit të teknologjisë.
Më shumë se dhjetëra pasardhës i kanë ndjekur që kur u prodhuar nga i ndjeri Steve Jobs në 2007, duke u krijuar konkurrencë të ashpër me Google dhe Samsung.