iPhone 12 me 5G do të vijë në katër madhësi të dallueshme që paraqesin një dizajn të ngjashëm me iPad Pro 2018, thuhet në një raport të ri të publikuar nga BGR.
Modelet e reja të iPhone do të kenë skajet e sheshta dhe të lakuara si dhe ekranet e rrafshta.
Versionet e iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro pritet të lansohen këtë vjeshtë, por datat e lëshimit mund të shtyhen për shkak të krizës së shëndetit nga pandemia e koronavirusit.
iPhone 12 do të vijë në katër madhësi, raporton Bloomberg, duke bërë jehonë nga rrjedhjet nga Ming Chi-Kuo dhe Jon Prosser. Dy prej këtyre telefonave do të jenë pasardhësit e drejtpërdrejtë të iPhone 11, dhe modelet më të mëdha do të mbajnë prapashtesën “Pro”.
Të gjithë modelet do të kenë mbështetje të integruar për 5G, dhe të gjithë do të duken si modeli iPad Pro që Apple prezantoi në vitin 2018.
Modelet iPhone 12 Pro do të kenë kamera me tre lente në pjesën e pasme, ndërsa versionet iPhone 12 do të marrin vetëm dy kamera të pasme. Modelet Pro do të kenë gjithashtu një sensor shtesë në pjesën e pasme, kamerën LiDAR që Apple prezantoi me iPad Pro muajin e kaluar.