×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    iPhone 15: Çfarë është USB-C dhe pse ndryshimi i portës së karikimit është një hap i madh për Apple?

    Insajderi
    13 September 2023 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Apple hoqi dorë nga karikuesi Lightning të martën, saktësisht 11 vite nga dita kur u prezantua për herë të parë.

    Kjo risi është një moment historik për kompaninë pasi është hera e parë që pajisjet e saj do të adoptojnë fishat USB-C, për një sistem universal kërkimi.

    Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm sepse Apple deri më tani u ka rezistuar kërkesave për ta ndërmarrë këtë hap, por edhe sepse karikimi tashmë do të jetë më i lehtë për konsumatorët.

    Megjithatë, ka dhe një kleçkë: Kalimi në standardin universal, do të thotë që Apple heq dorë nga kontrolli i “ekosistemit” të saj të karikimit. Kështu, do të jetë e vështirë për shumë konsumatorë për të identifikuar një karikues cilësor nga një jo edhe aq cilësor.

    Çfarë po ndryshon?

    Në eventin vjetor ku prezantoi gjeneratën e re të pajisjeve të saj, Apple njoftoi se të gjithë celularët inteligjentë të gjeneratës së ardhshme do të dalin në treg me porta karikimi për fisha USB-C. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me pajisjet e tjera Apple.

    Ndërrimi vjen më pak se një vit pasi Bashkimi Evropian votoi për miratimin e legjislacionit që kërkon që celularët inteligjentë, tabletët, kamerat digjitale, altoparlantët portativë dhe pajisjet e tjera të vogla të mbështesin karikimin USB-C deri në vitin 2024.

    Ligji, i parë në llojin e tij synon ulë numrin e karikuesve dhe kabllove të cilët konsumatorët i marrin kur blejnë një pajisje të re, dhe për t’i lejuar përdoruesit të përdorin pajisje të njëjta edhe nëse janë zhvilluar nga prodhues të ndryshëm.

    Tani klientët e Apple mund të përdorin të njëjtët karikues USB-C për të rimbushur iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët e tyre Mac – nuk ka më nevojë për të gjetur karikuesin e duhur për secilën pajisje./A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark