Ajo çfarë do të jetë më e re në këtë celular të ri është largimi i portit të kufjeve, dhe ardhja e kufjeve me wireless.
Kjo do t’ju mundësojë përdoruesve që të dëgjojnë muzikë pa pasur nevojë që t’i fusin në celular kufje.
Përveç kësaj, celulari i ri i Apple pritet që të ketë një kamerë të re me një teknologji të re. Me teknologji të re nënkuptohet se kamera e iPhone 7 do të ketë teknologjinë “dual-pixel”, që celulari të ketë aftësinë për të bërë fotografi edhe në kushte shumë të errëta.
Ekrani i celularit të ri do të jetë i plotë, nga skaji në skaj dhe i lakuar. Për herë të parë Apple pritet që ta fusë ekranin prej safiri, një i tillë që përdoret tashmë në ekranet e orëve të Apple.