Me rastin e dhjetë vjetorit të iPhone-it të parë, kompania kaliforniane po kujdeset mjaft për serinë e ardhshme. Sipas Kuo, iPhone do të jetë çelik inoksi dhe jo më alumin, ndoshta kjo vetëm për versionin më të kushtueshëm të pajisjes me një memorie prej 128 GB.
Të gjitha modelet do të kenë mbështjellje xhami pa kënde. Por zëra të tjerë thonë se do të ketë një ridizejnim të tij me ekran Oled dhe ndoshta dhe skanim të syrit.