×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    iPhone i ardhshëm më rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

    Insajderi
    16 January 2017 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjenerata e ardhshme e iPhone do të ketë çertifikimin IP68, që do të jetë rezistentë ndaj pluhurit, e edhe më shumë ndaj ujit.

    iPhone 8 do të lërë pas certifikimin IP67, të iPhone 7 dhe 7 Plus, për të kaluar në standartin tjetër i përqafuar nga Samsung.

    IP68 do të thotë se “6” është rezistent ndaj pluhurit ndërsa numri “8” nënkupton rezistencë akoma edhe më të lartë ndaj ujit. Konkretisht Galaxy S7 mund ti rezistojë ujit për 30 minuta në thellësi 1.5 metër, shkruan Pcworld.

    Edhe pse iPhone 7 ka certifikimin IP67, që do të thotë se telefoni u reziston ca pikave të ujit por jo zhytjes në të për një kohë të gjatë, në disa testime tregoi se mund të durojë më shumë sesa reklamohej.

    Pavarësisht se është IP68, Apple nuk garanton mirëfunksionimin e iPhone 7 nëse telefoni preket nga lëngjet e tjera përveç ujit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark