Mungojnë disa muaj nga hedhja në treg e iPhone-it të ri, që do të karakterizohet nga një dizajn pothuajse identik me gjeneratën e mëparshme, me përjashtim të pjesës së pasme.
Risia e këtij modeli është sistemi fotografik, i cili do do të ketë tri kamera të vendosura brenda një kuadrati të vogël.
Gjithashtu, mbërrijnë parashikimet edhe mbi iPhone 2020.
Sipas analistit Ming-Chi Kuo do të ketë dy modele me lidhjen 5G dhe një me LTE.
Dhe të gjithë smartfonët e ardhshëm të Apple do të kenë ekranin Oled, por gjithmonë duhet të ketë një diferencim në madhësi.
Modeli më i vogël do të jetë 5,4 inç në krahasim me 5,8 aktualisht dhe modeli ”Max” do të rritet nga 6,5 në 6,7 inç.//ATSH