×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Lajme / Botë

    iPhone i terroristit

    Insajderi
    23 March 2016 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FBI bëri me dije se mund të ketë gjetur një mënyrë të re për të dekoduar telefonin e vrasësit të San Bernardinos pa ndihmën e Apple. Mësohet se një seancë dëgjimore në gjyq me kompaninë Apple është shtyrë më kërkesë të Departamentit të Drejtësisë.

    Ky i fundit kishte urdhëruar kompaninë që të ndihmonte FBI në dekodimin e telefonit, diçka që nuk u pranua nga Apple, e cila thotë se ky do të ishte një precedent i rrezikshëm. Që në fillim të debatit, ekspertët e sigurisë pyesnin se si ka mundësi që FBI nuk mund ta dekodojë vetë telefonin dhe tani duket se vërtetë mund ta bëjë.

    Mediat amerikane duke cituar prokurorë dhe zyrtarë, shkruajnë se një palë e tretë, që hamendësohet të jetë një kompani sigurie, i ka thënë FBI që mund të dekodojë telefonin. nëse vërtet mund ta bëjnë, çështja gjyqësore nuk ka më asnjë vlerë dhe FBI merr atë që do pa bezdisur kompaninë Apple.

    Por, kjo e fundit është treguar largpamëse dhe thonë se kjo mundësi, nëse është vërtetë reale, nuk përbën një fitore. Kush mund të garantojë që kjo zgjidhje misterioze nga aktorë misteriozë, do të funksionojë edhe në të ardhmen, kështu që në një rast të tillë në të ardhmen, dikush nga agjencitë e shumta të sigurisë në SHBA mund të trokasë sërish në derën e Apple me një urdhër të ri.

    Për më tepër, nëse FBI vërtet ka gjetur çelësin për dekodimin e telefonit, Apple duhet të nxitojë ta riparojë këtë defekt, pasi mund të përdoret edhe nga piratët informatikë.

    Industria e teknologjisë, e udhëhequr nga Apple, ka kërkuar që kjo çështje të debatohet në kuvend. Rasti specifik mund të jetë duke marrë fund, por debati sapo ka nisur./tch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark