iPhone i vitit 2007 shitet 190 mijë dollarë në ankand – Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    iPhone i vitit 2007 shitet 190 mijë dollarë në ankand

    Insajderi
    18 July 2023 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zakonisht telefonat e kompanisë Apple e humbin vlerën, në momentin që nxirren nga dyqani.

    Por, janë disa raste speciale, sikurse ajo e një ankandi në Shtetet e Bashkuara, ku një telefon i pahapur iPhone, i edicionit të parë me memorie 4 gigabajt, është shitur për 190.372 dollarë

    Në atë periudhë nuk janë prodhuar shumë telefona të tillë, duke e bërë atë tejet të veçantë për koleksionuesit e iPhone-ve.

    Në garë për ta blerë telefonin në fjalë kanë qenë 28 pjesëmarrës.

    Telefoni është shitur në ankand rreth 400 herë më shtrenjtë sesa çmimi i tij origjinal.

    I lëshuar për herë të parë më 2007 nga ish-udhëheqësi i kompanisë, Steve Jobs, Apple ka vendosur të heqë nga tregu këtë telefon me memorie 4 gigabajt për shkak të ngecjeve në shitje.

    Shumica e njerëzve kanë vendosur, atëbotë, të blejnë versionin me memorie 8 gigabajt, i cili është lansuar në po të njëjtën kohë.

    Shumë shpesh nëpër ankande shiten gjëra të ndryshme të Jobsit.

    Së fundi janë shitur disa poema që ai i ka shkruar në shkollë të mesme, fotografi të tij në kolegj dhe dokumente tjera.

    Steve Jobs, bashkëthemelues i kompanisë Apple, ka vdekur më 2011, në moshën 56-vjeçare, nga kanceri në pankreas.

    Ai ia ka prezantuar botës produktet: iMac, iPod, iPhone dhe iPad./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark