IPK: Arrestohen katër policë, dyshohen për "manipulim me prova" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK: Arrestohen katër policë, dyshohen për “manipulim me prova”

    Insajderi
    16 September 2025 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot katër zyrtarë policorë në Mitrovicën e Jugut, të dyshuar për veprën penale “manipulim me prova”.

    Sipas IPK-së, hetimet fillestare tregojnë se më 13 shtator 2025 zyrtarët policorë nuk kanë proceduar me rast penal në një incident të kategorizuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Po ashtu, ata dyshohen se kanë fshehur dhe manipuluar me provat e gjetura në vendngjarje.

    Me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Si pjesë e procedurave administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e katër policëve, të cilët ishin me detyrë në Stacionin Policor të Mitrovicës së Jugut.

    Hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë, do të vazhdojnë hetimet për të ndriçuar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark