IPK del me njoftim për aksidentin me tre të vdekur, dyshohet se u shkaktua nga zyrtari policor- ky i fundit vihet në suspendim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK del me njoftim për aksidentin me tre të vdekur, dyshohet se u shkaktua nga zyrtari policor- ky i fundit vihet në suspendim

    Insajderi
    27 January 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksidenti që rezultoi me tre të vdekur në fshatin Çubrel në magjistralen Mitrovicë-Pejë, rezulton të jetë shkaktuar nga zyrtari policor që po ngiste veturën zyrtare. E gjithë ngjarja ndodhi mbrëmë. Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin.

    Në njoftimin e PK’së bëhet e ditur se zyrtari policor s’kishte përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt.

    Tutje, bëhet e ditur se është suspenduar zyrtari policor që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

    Njoftimi i IPK:

    Hetuesit e IPK-së mbrëmë rreth orës 19:00 janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku ku ishte përfshirë një automjet zyrtar i policisë dhe një veturë civile.

    Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes duke ju bashkëngjitur edhe ekipeve tjera policore dhe prokurorisë në këqyrjen e vendit të ngjarjes.

    Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Çubrel në ora 18:40.

    Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet  se aksidenti ka ndodhur si rezultat  i  mos përshtatjes së shpejtësisë së  lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili  ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.

    Si pasojë e aksidentit tre persona (të cilët kanë qenë në veturën civile) një mashkull dhe dy femra fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

    Trupat e pajetë të tre viktimave janë dërguar janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë dhe një qytetar nga vetura civile të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

    Si pjesë e procedurave administrative dhe në interes të hetimit,  IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit përderisa lidhur me aksidentin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark