
Inspektorati Policor i Kosovës e hetoi për ditë të tëra rastin e policit që javë më parë e gjobiti prokurorin e shumëpërfolur Agron Uka. Polici i trafikut ishte ndëshkuar nga shefi i tij, koloneli Bulent Zenuni me transfer në Zhegër. Siç merr vesh Insajderi, IPK-ja ka bërë “rrokadë”.
Bazuar në hetimet e kryera nga IPK, del se polici, Jeton Daku ka vepruar me të drejtë, kur e ka gjobitur prokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Si rrjedhojë, Inspektorati e ka kthyer në vendin ku ishte para këtij fërkimi me Prokurorin. Pra, si polic i trafikut në Gjilan.
Siç mëson Insajderi është shefi i tij, Bulent Zenuni ndaj të cilit është marrë masë ndëshkimore. Koloneli Bulent Zenuni është transferuar në një stacion tjetër
Ditë më parë, gjatë kontrollit rutinor në njërën nga rrugët e Gjilanit, zyrtari policor Jeton Daku ndaloi prokurorin e shtetit Agron Uka dhe i shqiptoi gjobë për kundërvajtje në trafik.
Ky veprim i Dakut, nuk ishte pritur mirë nga eprori i tij, Bulent Zenuni, i cili kishte vendosur t’a ndëshkojë atë, duke ia zëvendësuar lokacionin, nga qendra në fshatin Zhegër.
Pas kësaj IPK, ka ndërmarrë veprime, duke i dhënë të drejt policit.
Prokurori, Agron Uka nuk është deklaruar ende për rastin.
/Insajderi