×
  • Lajme
  • Lajme

    ​IPK kërkon suspendimin e një zyrtari policor për zbulim të informacionit

    Insajderi
    03 October 2024 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari në stacionin policor të Kaçanikut, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale zbulim i paautorizuar i informacionit konfidencial, pas denoncimit nga ana e një qytetari.

    Zyrtari policor, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se ka ndarë informacione pa autorizim, duke ndërhyrë në bazën e të dhënave të policisë, duke përdorur kanale private të komunikimit për të përçuar informacione që bien ndesh me rregullat e privatësisë dhe sigurisë së informacionit të policisë.

    IPK thotë se kjo sjellje përbën shkelje serioze të detyrave zyrtare dhe cenon besimin në institucionin policor, andaj rekomandimi për suspendim bëhet në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta etike dhe profesionale në Policinë e Kosovës.

    Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark