IPK konfirmon raportimin e Insajderit, jep detaje për rrahjen mes policëve të stacioni Jugu në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK konfirmon raportimin e Insajderit, jep detaje për rrahjen mes policëve të stacioni Jugu në Prishtinë

    Insajderi
    01 August 2025 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i pazakontë ka ndodhur afër Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë (ish “Victoria”), ku dy zyrtarë policor janë përfshirë në një përleshje fizike.

    Insajderi raportoi, njëri nga zyrtarët dyshohet se e ka sulmuar kolegun e tij pa ndonjë provokim të mëparshëm.

    Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i cili ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.

    “Hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në lidhje me këtë incident ku dyshohet se një zyrtar policor ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës. Pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, është arrestuar një zyrtar policor i cili shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë. Arrestimi i tij është bërë më dyshimin se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Sulm” kurse të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e këtij zyrtari policor”, thuhet në njoftim.

    Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark