IPK konfirmon raportimin e Insajderit për hetimin e rastit në Lipjan, ku humbi jetën 27-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK konfirmon raportimin e Insajderit për hetimin e rastit në Lipjan, ku humbi jetën 27-vjeçari

    Insajderi
    07 July 2025 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se do ta vlerësojë reagimin policorë dhe se rasti i Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që vdiq pas arrestimit, po trajtohet si “hetim mbi vdekjen”.

    IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në  koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësoj dhe hetoj reagimin policor në këtë rast përderisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen””, thuhet në njoftim.

    Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident”, shton IPK’ja.

    Insajderi raportoi me burime se në këtë rast tashmë janë angazhuar disa hetues, të cilët janë duke grumbulluar provat e nevojshme.

    Policia njoftoi se pak para se viktima ta humbte jetën, ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se po sulmonte automjete e kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark