×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK rekomandon suspendimin e tre policëve, dyshohen për keqtrajtimin e një punonjësi të EULEX-it pas një incidenti për parkim

    Insajderi
    31 October 2024 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre policëve. Ata dyshohen se kanë arrestuar një punonjës të sigurimit për Misionin e EULEX’it, pas një incidenti lidhur me parkimin e një veture private, që ishte duke e drejtuar një zyrtar policor.

    Zyrtarët policorë dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

    Rasti siç bëhet me dije në njoftim ka ndodhur para hyrjes së parkingut të Misionit EULEX afër stadiumit të futbollit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    “Bazuar në këto veprime fillestare hetimore, me dyshimin se zyrtarët e përfshirë në këtë rast kanë kryer veprën penale “ Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, IPK në interes të hetimit ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Njësitit të Reagimit të Shpejt në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Inspektorati bëri me dije se në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark