IPK rekomandon suspendimin për një zyrtar policor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK rekomandon suspendimin për një zyrtar policor

    Insajderi
    25 July 2025 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovësi ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte i angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

    Hetuesit e IPK-së kanë filluar një hetim me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” kurse pas konsultave me Prokurorinë e Themelore në Prizren rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    “Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar në sistem të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Kosovës. Qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar kurse dyshimet janë se zyrtari policor e ka bërë këtë verifikim që të vërtetonte nëse shtetasi ishte apo jo në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Prizren do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark