Inspektorati Policor i Kosovës shënon sot 10-vjetorin e themelimit të këtij institucioni që mbikëqyr Policinë e Kosovës.
Për nder të këtij përvjetori sot në këtë institucion do të mbahet një aktivitet ku do të marrin pjesë edhe krerë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Policisë si dhe të organizatave ndërkombëtare që kanë ndihmuar në themelimin e IPK-së.
Në një njoftim për media nga IKP bëhet e ditur se në ceremoni pritet të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, përfaqësues të ICITAP-it, OSBE-së, DCAF-it, etj.