IPK tregon detaje për plagosjen e dy personave në Mramor, konfirmon përfshirjen e një zyrtari policor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    IPK tregon detaje për plagosjen e dy personave në Mramor, konfirmon përfshirjen e një zyrtari policor

    Insajderi
    01 May 2022 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona janë plagosur sot në fshatin Mramor të Prishtinës.

    Lidhur me këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë konfirmuar edhe se i përfshirë është një zyrtar policor.

    “Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informate nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i përfshirë edhe një zyrtar policor.”, thuhet në njoftimin për media.

    Gjithashtu u theksua se hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, konform mandatit të IPK-së janë duke e hetuar këtë rast.

    “Do të ju njoftojmë me kohë më rrjedhën e këtyre hetimeve.”, u tha tutje në njoftimin e IPK-së.

    Insajderi mëson nga banorët e fshatit Mramor se polici ka qenë i komunitetit serb ndërsa dy personat e plagosu kanë qenë motoristë.

    Në kohën kur ka ndodhur rasti, polici ka qenë pa uniformë zyrtare dhe me familje.

    Duhet përkujtuar që nga Policia e Kosovës njoftuan se dy personat e plagosur në këtë rast janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Rasti ka ndodhur në afërsi të liqenit të Badovcit, ndërsa në vendin e ngjarjes u theksua të jetë konfiskuar një armë zjarri.

    “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark