Ipswich Town dhe Arijanet Muric bien nga Premierliga - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ipswich Town dhe Arijanet Muric bien nga Premierliga

    Insajderi
    26 April 2025 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rënia e Ipswich Town nga Premier League është konfirmuar pas humbjes 3-0 ndaj Newcastle United të shtunën. 

    Ipswich udhëtoi drejt “St James’ Park” me nevojën për të fituar dhe që West Ham United të humbiste ndaj Brighton & Hove Albion për të mbajtur gjallë shpresat e vogla për mbijetesë. 

    Megjithëse West Ham humbi, edhe Ipswich pësoi disfatë, duke luajtur me 10 lojtarë pas përjashtimit të Ben Johnson në pjesën e parë, transmeton Insajderi.

    Kjo nënkupton që ata ndodhen 15 pikë prapa West Hamit, që është në vendin e 17-të, ndërsa kanë vetëm edhe 12 pikë në lojë, duke e bërë të pamundur mbijetesën. 

    Ipswich bëhet skuadra e tretë dhe e fundit që konfirmon rënien nga Premier League në sezonin 2024/25. Ata i bashkohen Southampton dhe Leicester City në rikthimin në Championship për sezonin e ardhshëm.

    Pjesë e Ipsëich Toën është edhe portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.

    Muric i ishte bashkuar klubit të Ipsëichit gjatë verës së kaluar, pas transferimit nga Burnley.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark