Përleshjet ndërmjet anëtarëve të fiseve në Irak dhe grupit militant, Shteti Islamik (IS), sot në Falluxha, raportohet se janë ndalur, pasi militantët i kanë burgosur dhjetëra banorë.
Zyrtari lokal, Issa Sayir, ka vlerësuar se numri i të arrestuarve është 60, ndërsa një kolonel dhe udhëheqës fisnor kanë thënë se kjo shifër është më tepër se 100 vetë.
“Përleshjet janë ndalur pas jobalancës së fuqisë dhe frikës, që të arrestuarit mund të ekzekutohen”, tha Sayir.
Luftimet kishin filluar para dy ditësh dhe ka raporte për viktima në të dy anët.
Zyrtari Issa Sayir tha se një operacion ushtarak do të lansohet gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa ushtria e Irakut ka thënë se përforcimet kanë arritur në periferi të qytetit, që gjendet 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad.
Falluxha është njëri nga dy qytetet në Irak që është nën kontroll të militantëve të IS-it. Qyteti tjetër është Mosuli./REL