Irani ankohet se Izraeli po realizon edhe luftë kibernetike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Irani ankohet se Izraeli po realizon edhe luftë kibernetike

    Insajderi
    17 June 2025 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komanda e Sigurisë Kibernetike e Iranit ka deklaruar se Izraeli ka ndërmarrë një “luftë të gjerë kibernetike” ndaj infrastrukturës digjitale të vendit, me qëllim ndërprerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore iraniane IRIB.

    Sipas raportit, autoritetet iraniane kanë marrë masa për të zmbrapsur këtë fushatë sulmesh, duke pretenduar se “shumica e sulmeve janë zmbrapsur me sukses”. Masat mbrojtëse janë ndërmarrë për të penguar penetrimin e rrjeteve kibernetike iraniane nga ana e Izraelit dhe për të ndaluar përdorimin e infrastrukturës për operacione kibernetike apo ushtarake.

    Në një incident të veçantë, agjencia gjysmëzyrtare FARS raportoi se një sulm kibernetik ka ndërprerë funksionimin e disa shërbimeve në Bankën Sepah të Iranit. Një grup hakerash që pretendohet se është i lidhur me Izraelin mori përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar se kishin “shkatërruar të gjitha të dhënat e Bankës Sepah”.

    Tensionet në hapësirën kibernetike mes dy vendeve janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit, në një periudhë të karakterizuar edhe nga përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme. Përplasjet digjitale mes Iranit dhe Izraelit janë bërë gjithnjë e më të sofistikuara dhe të shpeshta, duke ngritur shqetësime për sigurinë rajonale dhe ndikimin tek qytetarët e thjeshtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark