Irani dhe Italia kanë nënshkruar disa marrëveshje dypalëshe gjatë vizitës së kryeministrit italian, Matteo Renzi, në Teheran.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Iran, IRNA, marrëveshjet përfshijnë plane për bashkëpunim midis kompanisë italiane për energji dhe gaz, Enel, dhe kompanisë kombëtare të Irant për transport të gazit.
Enel ka thënë se memorandumi i mirëkuptimit nënvizon detajet për bashkëpunim me gazin natyror dhe gazin e lëngshëm natyror, si dhe në infrasturkturën përkatëse.
Firma ka thënë përmes një deklarate se marrëveshja mund të përfshijë edhe shkëmbim informacionesh, analiza dhe trajnime, si dhe “eksplorimin e mundësive të ardhshme për furnizim afatgjatë”.
Zëvendësministri i Energjisë i Iranit, Ali Reza Daemi, ka thënë se dy vendet po ashtu janë pajtuar për ndërtimin e disa impianteve diellore dhe të energjisë gjeotermike. /rel