Irani i vendosur: Jo negociata me SHBA-në derisa të ndalet agresioni i Izraelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Irani i vendosur: Jo negociata me SHBA-në derisa të ndalet agresioni i Izraelit

    Insajderi
    20 June 2025 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka deklaruar se udhëheqja iraniane nuk do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara, pasi i konsideron ato si një “partner në krimet izraelite kundër Iranit”.

    Sipas agjencisë Reuters, Araqchi është shprehur për televizionin shtetëror Iranian, duke thënë se, “nuk ka vend për negociata me ne derisa të ndalet agresioni izraelit,”

    Kujtojmë se, ministrat e Jashtëm evropianë nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania do të zhvillojnë një takim me ministrin e Jashtëm Iranian gjatë ditës. Ky do të jetë takimi i parë ballë për ballë midis Perëndimit dhe Iranit që nga fillimi i sulmeve ushtarake izraelite kundër objekteve bërthamore dhe ushtarake iraniane javën e kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark