Irani kërcënon: Përfshirja e SHBA'së në konfliktin e Izraelit do të ishte "shumë e rrezikshme për të gjithë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Irani kërcënon: Përfshirja e SHBA’së në konfliktin e Izraelit do të ishte “shumë e rrezikshme për të gjithë”

    Insajderi
    21 June 2025 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se vendi i tij nuk mund të negociojë me SHBA-në teksa bombardimet izraelite vazhdojnë, duke paralajmëruar se nëse SHBA-të do të përfshiheshin në luftë, kjo do të ishte “shumë e rrezikshme për të gjithë”.

    “Është e qartë se nuk mund të shkoj në negociata me Shtetet e Bashkuara kur populli ynë është nën bombardime, nën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”, u tha Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi gazetarëve në Stamboll, ku ministrat e jashtëm nga vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) u takuan të shtunën, raporton CNN.

    Ai vazhdoi të bënte thirrje që “agresioni” të merrte fund “në mënyrë që ne të kthehemi në diplomaci”.

    Udhëtimi shënon një raund tjetër diplomacie për Araghchi, i cili mori pjesë në bisedime me fuqitë evropiane në Zvicër të premten. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark