Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, kanë konfirmuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
“Të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore kundër bombave ndërsa raketat nga Irani janë lëshuar në Izrael.”, njofton IDF nëpërmjet në X, duke shtuar se sirenat kanë rënë në të gjithë vendin.
IDF u bën thirrje qytetarëve “që të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e komandës së frontit të brendshëm”. Ndërkohë, mediat izraelite raportojnë se janë lëshuar mbi 100 raketa drejt Izraelit.
Ndërkohë, një sulm me armë është raportuar gjithashtu pranë Te Avivit, ku raportohet për dhjetëra të plagosur, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më herët, SHBA njoftoi se kishte indikacione se Irani po përgatitej për të sulmuar me raketa balistike Izraelin.