Irani mban rrethin e dytë të zgjedhjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Irani mban rrethin e dytë të zgjedhjeve

    Insajderi
    29 April 2016 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Iranianët votojnë sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e parlamentit.

    Afro 17 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.

    Aleatët e moderuar të presidentit Hassan Rohani kanë shënuar fitore të mëdha në rrethin e parë të zgjedhjeve më 26 shkurt, por nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën.

    Suksesi i Rohanit në shkurt u atribuohet përfitimeve ekonomike të Iranit, pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër tij, në muajin janar.

    Prej asaj kohe, Irani ka pasur 50 përqind rritje në eksportet e naftës në tregjet në Azi.

    Sanksionet i janë hequr pas marrëveshjes me fuqitë ndërkombëtare, e cila fillimisht ka obliguar Iranin të frenojë aktivitetin e tij bërthamor./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark