Irani mohon se ka sulmuar spitalin, pretendon se sulmet janë “precize” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Irani mohon se ka sulmuar spitalin, pretendon se sulmet janë “precize”

    Insajderi
    19 June 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i Iranit në OKB ka mohuar kategorikisht akuzat e Izraelit se ka goditur Spitalin Soroka në Beersheba, duke i quajtur ato “pretendime të rreme”, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Përmes një postimi në platformën X, përfaqësuesit iranianë thanë se sulmet e tyre janë “precize” dhe kanë si shënjestër vetëm “objekte që janë të përfshira drejtpërdrejt ose që mbështesin sulmet izraelite kundër Iranit”.

    Më herët, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se “vala e shpërthimit” nga një sulm iranian ndaj një baze komanduese ushtarake të Izraelit kishte shkaktuar vetëm “dëme sipërfaqësore” në spital.

    Nga ana tjetër, Izraeli ka akuzuar Iranin për sulm të drejtpërdrejtë ndaj spitalit. Zëvendësministri i Jashtëm izraelit e ka cilësuar sulmin si “të qëllimshëm” dhe “kriminal”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark