Irani paralajmëron Trump pas sulmit: Ne do të jemi ata që do ta përfundojmë këtë luftë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Irani paralajmëron Trump pas sulmit: Ne do të jemi ata që do ta përfundojmë këtë luftë

    Insajderi
    23 June 2025 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Irani tha të hënën se sulmi i SHBA-së në lokacionet bërthamore zgjeroi gamën e objektivave legjitime për forcat e tyre të armatosura dhe e quajti Presidentin e SHBA-së Donald Trump një “bixhozxhi” për bashkimin me fushatën ushtarake të Izraelit kundër Republikës Islamike.

    Ebrahim Zolfaqari, zëdhënës i selisë qendrore ushtarake Khatam al-Anbiya të Iranit, tha se SHBA-të duhet të presin pasoja të rënda për veprimet e tyre, raporton Reuters.

    “Z. Trump, bixhozxhiu, ju mund ta filloni këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë atë”, tha Zolfaqari në gjuhën angleze në fund të një deklarate të regjistruar në video.

    Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme ajrore dhe raketore, teksa bota përgatitej për kundërpërgjigjen e Teheranit ndaj sulmit të SHBA-së në centralet e tyre bërthamore gjatë fundjavës, të cilin Trump sugjeroi se mund të çonte në përmbysjen e qeverisë iraniane.

    Imazhet satelitore komerciale treguan se sulmi i së shtunës në centralin bërthamor Fordow të Iranit, i cili ndodhet thellë nën tokë, kishte dëmtuar rëndë apo shkatërruar centralin dhe centrifugat e pasurimit të uraniumit që ndodheshin aty.

    Në komentet e tij të fundit në rrjetet sociale mbi sulmet e SHBA-së, Trump tha: “Dëmtime monumentale u shkaktuan në të gjitha centralet bërthamore në Iran”.

    “Dëmi më i madh ndodhi nën nivelin e tokës. Syri i të Vërtetës!!!” shkroi ai në platformën Truth Social. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark