Një operator hotelesh spanjoll tha se planifikon që të hapë një hotel në bregdetin iranian, në fillim të vitit të ardhshëm.
Melia Hotels International lajmëroi sot se prona prej 5 yjeve do të ndërtohet në një kullë të gjatë prej 130 metrash, në Detin Kaspik, raporton Evropa e Lirw.
Hoteli Gran Melia Ghoo, i cili pritet të ketë pishina, bare, dhe qendra rekreacioni, do të jetë pjesë e një distrikti të ri, që po ndërtohet në resortin e Salman Shahr.
Ky hotel pritet të jetë prona e parë luksore, që menaxhohet nga një kompani e huaj në Iran, që nga koha kur Revolucioni Islamik detyroi kompanitë e huaja që të iknin në vitin 1979.