Irani reagon ashpër ndaj deklaratave të Presidentit Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Irani reagon ashpër ndaj deklaratave të Presidentit Trump

    Insajderi
    28 June 2025 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Irani reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se e shpëtoi ai Ajatollahun e tyre.

    “Nëse Presidenti i SHBA-së është i sinqertë në lidhje me dëshirën për një marrëveshje bërthamore me Iranin, ai duhet të lërë mënjanë tonin e papranueshëm dhe të parespektueshëm ndaj Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe të ndalojë së lënduari miliona ndjekës të tij të përzemërt“, tha ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi në një postim në X të shtunën, shkruan A2.

    Postimi gjithashtu dukej se i referohej një komenti nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, që e quajti Trumpin “babai” që ndërhyri në një përleshje mes fëmijëve.

    “Regjimi izraelit nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vraponte te “Babi” për të shmangur rrëzimin nga raketat tona”, shkroi ministri i Jashtëm iranian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark