×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Irani reagon pas akuzave se kanë bërë plan për të vrarë Trump

    Insajderi
    09 November 2024 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Irani i ka cilësuar si “krejtësisht të pabaza” akuzat e Uashingtonit se Tehrrani është i përfshirë në një plan për të vrarë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump.

    “Ministria e jashtme hedh poshtë pretendimet se Irani është i përfshirë në një atentat që synon ish-zyrtarë ose zyrtarë aktualë të SHBA. Këto akuza përbëjnë një komplot satanik sionist të krijuar nga qarqet sioniste dhe anti-iraniane”, u shpreh zëdhënësi Esmail Baghei.

    Departamenti Amerikan i Drejtësisë deklaroi dje se ka ngritur akuza ndaj tre personave që ishin përfshirë në një komplot iranian për të vrarë Trumpin para mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas dokumenteve të gjykatës, zyrtarët e Teheranit i kërkuan njërit prej personave të akuzuar në shtator që të fokusohej në vëzhgimin dhe lëvizjet e Trump për ta vrarë atë.

    Ky komplot nuk ka lidhje me dy tentativat e mëparshme për vrasjen e Trump. Disa javë më parë, fushata e Trump njoftoi se ishte informuar nga inteligjenca amerikane për kërcënimet reale dhe specifike nga Irani për të vrarë manjatin republikan./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark