Irani sulmoi sërish, zbardhet mesazhi i hakerave: Shqipëria po paguan, loja do të vazhdojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Irani sulmoi sërish, zbardhet mesazhi i hakerave: Shqipëria po paguan, loja do të vazhdojë

    Insajderi
    10 September 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria ka rënë pre e një tjetër sulmi kiberenetik nga Irani. Këtë herë hakerat kanë goditur sistemin regjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

    Kjo situatë ka sjellë kaos në pikat kufitare në vendit, që aktualisht po punojnë manualisht, ndërkohe që ka radhë të shtuar.

    Ndërkaq, abcnews.al ka siguruar ekskluzivisht imazhin që shfaqet në kompjuterët e policisë kufitare, teksa i gjithë sistemi është jashtë funksionit.

    “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës; Dhe kjo lojë do të vazhdojë”, është ky mesazhi që shfaqet.

    Irani duket se po vazhdon hakmarrjen. Sulmi i radhës vjen pak ditë pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe dëboi nga vendi diplomatët dhe stafin e ambasadës në Tiranë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark