Irani tregon bilancin e të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmet e Izraelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Irani tregon bilancin e të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmet e Izraelit

    Insajderi
    24 June 2025 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i iranianëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 13 qershori ka arritur në 606, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit. Ministri Mohammad Reza Zafargani bëri me dije se mbi 5,000 persona janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.

    Sipas ministrit, 24 orët e fundit kanë qenë më të rënda, me 107 viktima vetëm në këtë periudhë.

    Megjithatë, pas këtyre sulmeve intensive, Irani dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje për armëpushim, të cilën e bëri të ditur presidenti amerikan Donald Trump.

    Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark