Irinej: Nuk i paguajmë tatim shtetit të Kosovës derisa të na kthejnë pronat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Irinej: Nuk i paguajmë tatim shtetit të Kosovës derisa të na kthejnë pronat

    Insajderi
    07 January 2017 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka thënë sot në një intervistë për televizionin serb “Hram”, se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë nuk do t’i paguajë taksa shtetit derisa ajo t’ia kthejë pronën, që ai pretendon se i takon Kishës.

    “Kur të na kthehen pronat e Kishës, atëherë ne do t’i paguajmë taksat”, ka thënë Patriarku Irinej, i cili pretendon se Shteti i Kosovës nuk ia ka kthyer ende disa prona që i takojnë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

    Patriarku Irinej ka thënë po ashtu se Kosova është e shenjtë për Serbinë, dhe se pak vende në botë kanë diçka kaq të shtrenjtë, “sikurse e ka Serbia Kosovën”.

    Sipas tij, Shtetet e Evropës dhe SHBA-të i njohin vështirësitë që serbët po kalojnë në Kosovë, mirëpo Patriarku Irinej shprehet se këto shtete kanë interesa të tyre në Kosovë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark