Gazetari Andi Bejtja përmes një statusi në Facebook ka ironizuar hetimet e SPAK-ut për disa zyrtarë të opozitës.
Bejtja ka thënë se nuk duhet habitur kur SPAK të hetojë edhe Naim Frashërin kur punonte si doganier.
“Shume trashe goditjet politike….Mazhoranca ve ne pune Spak e Prokurori pak jave perpara 25 prillt duke i hapur procese me pahir disa kandidateve te opozites per pune te viteve 2013 2014 edhe me poshte….Mos u habisni kta rrezik do hetojne dhe poetin tone te madh te Rilindjes Naim Frasherin kur ka qene doganier ne kufirin me Greqine dhe rrezik dhe Vrana Kontin kur punonte te tatimet e Skenderbeut,,,,po shembjen e Teatrit ose Iceneratoret harrojini…..Dhe te mendosh qe me nje timon tani ky po e kerkoka mandatin e trete dhe per te miren e dhjetevjecareve….”, ka shkruar Beja.