Ironizon Bajrami: Ai që shkel ligjin është kriminel, ai që shkel Kushtetutën është superkriminel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Ironizon Bajrami: Ai që shkel ligjin është kriminel, ai që shkel Kushtetutën është superkriminel

    Insajderi
    24 March 2023 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky ligj është dërguar në Kushtetuese në korrik të vitit të kaluar nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK.

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami përmes një reagimi në Facebook e ka cituar kryeministrin Albin Kurti, kur thoshte se ”ai që e shkel Ligjin është kriminel, e ai që shkel Kushtetutën është superkriminel”.

    Sipas saj, sot është një kabinet qeveritar me plotë të tillë.

    “Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    Albin Kurti ka thënë ”ai që e shkelë Ligjin është kriminel, e ai që shkelë Kushtetutën është superkriminel”, sot një kabinet qeveritar me plotë të tillë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark